Napoli-Lazio, në “San paolo” luhet për tiullin dhe Champions-in

  • 09 February 2018 - 14:16
Napoli-Lazio, në “San paolo” luhet për tiullin dhe Champions-in

Napoli do të presë në “San Paolo” skuadrën e Lazio-s në javën e 24-t të kampionatit italian. Një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për të dy skuadrat. Vendasit luftojnë me Juventus për titullin, ndërsa bardhekaltrit janë në garë me Inter dhe Roma-n për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Skuadra e Simone Inzaghi-t ka shpërdoruar një rast shumë të mirë për të blinduar vendin e tretë në javën e fundit të kampionatit pasi ka pësuar një humbje befasuese 2-1 në shtëpi kundër Genoa-s.

Gjithsesi, ajo që do të luhet mbrëmjen e sotme do të jetë një betejë interesante, duke parë se miqtë kanë miqtë kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit, ndërsa miqtë kanë sulmin e dytë më të mirë të Serisë A. Nuk do të jetë e lehtë për bardhekaltrit, duke parë se do të kenë përballë një skuadër që ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (8 fitore, 2 barazime, 1 humbje). Gjithashtu, Napoli nuk ka pësuar asnjë gol në pesë nga këto ndeshje, duke pësuar më shumë se një gol vetëm një herë. Por Lazio është një makineri golash në transfertë, duke mos shënuar vetëm në një nga 12 transfertat e këtij kampionati. Në nëntë nga këto ndeshje (75%) ata kanë realizuar të paktën dy gola.

Lazio, në fakt, ka realizuar 29 gola në ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në transfertë. Napoli është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Lazio-s me rezultatin e përgjithshëm 15 me 2. Në 20 nga 22 sfidat e fundit të Lazio-s në kampionat, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje. Napoli ka realizuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Lazio-s në të gjithë kompeticionet dhe të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi. Lazio nuk ka arritur të fitojë asnjë nga pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Napoli-t në të gjitha kompeticionet.

(Kosova Sot)