Dortmundi ia vendos çmimin Pulisicit

  • 09 February 2018 - 16:00
Dortmundi ia vendos çmimin Pulisicit

Borussia Dortmundi thuhet se ia ka vendosur çmimin yllit të shumë kërkuar, amerikanit Christian Pulisic.

Sulmuesi 19-vjeçar ka tërhequr interesim të fortë nga skuadrat e mëdha angleze si Liverpooli e Manchester Unitedi dhe ajo gjermane Bayern Munich.Kështu, ylli amerikan mund të vendos të largohen nga Signal Iduna Park këtë verë për të vazhduar karrierën tek njëra nga këto skuadra.Megjithatë, Dortmundi është i vendosur të ofrojë kushte të përmirësuara në kontratën e tij në një përpjekje për ta bindur atë të qëndrojë.

Por, sipas mediumit gjermani Sport1, Borussia Dortmund e ka edhe planin B, në rast se lojtari dëshiron të largohet atëherë skuadrat duhet të paguajnë 100 milionë euro.

Pulisic para disa kohe kishte folur me elozhe për Ligën Premier, teksa për të ardhmen ka thënë se nuk e di se çfarë mund të ndodh.