Ibrahimovic dhe LA Galaxy larg marrëveshjes?

  • 09 February 2018 - 17:15
Ibrahimovic dhe LA Galaxy larg marrëveshjes?

Presidenti i LA Galaxy, Chris Klein është pesimist rreth transferimit të veteranit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Para disa ditëve u përfol se është arritur një marrëveshje mes yllit suedez dhe skuadrës amerikane, por presidenti i LA Galaxy në intervistën e fundit ka thënë se nuk janë “askund”.“Ne nuk jemi askund. Nuk do të komentojë këtë”, ka thënë fillimisht Klein.I pyetur nëse ai mund të konfirmojë se bisedimet janë në vazhdim, Klein vazhdoi, duke folur për MLS Soccer: “Ne nuk do të [konfirmojmë atë]. Është e padrejtë, sepse ai është i kontraktuar në një klub tjetër”.

Për dallim nga presidenti i klubit, trajneri Sigi Schmid pranon se transferimi i Ibrahimovicit potencialisht mund të ketë një ndikim të madh për skuadrën e tij.

“Nëse ndodh kjo ndodh, dhe kur të ndodhë, atëherë do të mendojmë”, tha ai.“Tani për tani, po përgatit grupin që kam dhe përgatiti grupin se duhet të fitoj ndeshje”.“Ai është një lojtar i madh. Lojtarët e mëdhenj kanë një ndikim në ekipin tuaj, nëse ky është Zlatan apo nëse ky është [Leo] Messi ose Neymar – lojtarë të tillë kanë ndikim në ekipin tuaj”, përfundoi Schmid. 

(Kosova Sot)