Sërish “luftë”, McGregor – Mayweather - Sport - Kosova Sot
Sërish “luftë”, McGregor – Mayweather

Sërish “luftë”, McGregor – Mayweather

Ndeshja e boksit mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather ndoshta nuk ishte nga ato me cilësinë më të lartë të luftës në ring në vitin 2017, por sigurisht ishte ajo me nivelin më të lartë të shikueshmërisë, dhe që xhiroi më shumë miliona se do përballje tjetër.

Tani të dy sportistët janë në bisedime për një tjetër sfidë mes tyre, një “rematch” që këtë herë do të zhvillohet në arenën më të preferuar të Conor McGregor, në Artet Marciale Mikse.

Shifra e fitimeve që parashikohet të gjenerohet nga lufta e dy boksierëve brenda kafazit, është 360 milionë paund, por ka ende disa pikëpyetje të mëdha, sesi do të luhet ndeshja më e pritur e ringut më 2018.

Pas muajsh të tërë negociatash, luftë fjalësh dhe akuza të ndërsjellta, Mayweather fitoi ndaj Conor McGregor më 26 gusht  të 2017-s në Arenën e Las Vegasit.

(Kosova Sot)

3 orë e 38 minuta më parë
18/09/18