Pioli, pas takimit me Juventusin: VAR vendosi fitoren

  • 10 February 2018 - 11:03
Pioli, pas takimit me Juventusin: VAR vendosi fitoren

Stefano Pioli ishte tejet i nervozuar me humbjen e Fiorentinës ndaj Juventusit.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat të pastër 2-0, në takimin që vëmendjen më të madhe e mori anulimi i penaltisë përmes VAR-it.Në gjysmën e pjesës së parë, gjyqtari Mrco Guida gjykoi një penalti pas prekjes me dorë të topit të Giorgio Chiellinitt, por pas shfrytëzimit të video regjistrimeve, ajo u anulua me arsyetimin se më parë ishte pozitë jashtë loje.

“U desh një jetë e tërë për të marrë vendimin, që do të thotë se nuk ishte një situatë e qartë”, tha trajneri Pioli për Mediaset Premium.

“Ata na thanë se ishte pozitë jashtë loje, por është e pamundur të mendosh se prekja e dyfishtë ishte e pavullnetshme. Nuk ishte në sulm. Rregullat janë të qarta. Duke parë se ishte një takim shumë i balancuar, këto janë incidentet që ndryshojnë rezultatin e ndeshjes.

“E pyeta gjyqtarin për një shpjegim dhe mu drejtuar duke më thënë se ishte pozitë jashtë loje. i thashë se duke parë se vendimit i janë duhur një kohë e gjatë, është dashur ta shikojë vetë xhirimin dhe mos të pres rekomandime përmes lidhjes.

“Mos më keqkuptoni, mund ta kishim humbur edhe penaltinë, por gjithsesi penalti. Na vjen keq që nuk morëm një rezultat pozitiv”, tha italiani.

Theksojmë se ish-lojtari i violave, Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain i dhanë fitoren Juves. 

(Kosova Sot)