Tottenham – Arsenal, formacionet zyrtare

  • 10 February 2018 - 12:40
Tottenham – Arsenal, formacionet zyrtare

Tottenham dhe Arsenal do ta luajnë derbin e javës së 27 në Ligën Premier.

Dy skuadrat londineze njihen për një rivalitet të zjarrtë mes vete dhe kësisoj pritet të jetë edhe ndeshja në ‘Wembley’.

Tottenham vije në këtë ndeshje pas një barazimi dramatik në udhëtim te Liverpooli 2-2.

Ndërkohë Arsenali e përforcuar me Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre Emerick Aubameyang vije në këtë sfidë pas fitores së thellë 5-1 ndaj Evertonit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Emirates Stadium’, Arsenali kishte triumfuar me rezultat të pastër 2-0.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Tottenham: Lloris, Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Son, Alli, Eriksen, Kane.

Arsenal: Cech, Bellerin, Mustafi, Koscienly, Monreal, Xhaka, Elneny, Wilshere, Ozil, Mkhitaryan, Aubameyang. 

(Kosova Sot)