Icardi mund të mos paraqitet as kundër Bolognas

  • 10 February 2018 - 13:04
Icardi mund të mos paraqitet as kundër Bolognas

Mauro Icardi është një dyshim për ndeshjen e nesërme të Interit në kuadër të Serie A.

Argjentinasi raportohet se nuk ia ka dal dot të shërohet plotësisht dhe pritet të mungoj ndaj Bolognas.Megjithatë, Gazzetta dello Sport njofton se 24-vjeçari do të jetë në stol për ndeshjen e së nesërmes ndërsa Eder do të startojë si qendër sulmues.

E përditshmja italiane shkruan se trajneri i Interit, Luciano Spalletti mund të mos e thërras për sfidën e nesërme Icardin, në rast se lojtari nuk stërvitet qind për qind ditën e sotme me skuadrën.

Pritet që Icardi, i cili ka shënuar 18këtë sezon, të jetë plotësisht i gatshëm për takimin e javës së ardhshme me Genoan.

Theksojmë se reprezentuesi argjentinas nuk u paraqit as në barazimin e fundjavës së kaluar me Crotonen.

Ndryshe, Icardi së fundi është lidhur me një kalim të mundshëm në ekipin e ligës elitare spanjolle, Real Madrid.

(Kosova Sot)