Luan Krasniqi viziton Prishtinën

  • 10 February 2018 - 13:52
Luan Krasniqi viziton Prishtinën

Skuadrën viziton edhe boksieri Luan Krasniqi së bashku me kryesinë

Atmosfera e përkryer e punës nga Antalya po vazhdon edhe në Prishtinë.

Skuadra ka ndërruar lokacion, por atmosfera e punës mbetët po ajo, e shkëlqyer.

Skuadrën sot në seancën stërvitore në fushën e 2 Korrikut ka vizituar edhe ish-boksieri ynë me famë botërore, Luan Krasniqi.

Krasniqi së bashku me kryesinë e klubit u përshëndetën me skuadrën pas mbarimit të stërvitjes, ndërsa ekipi pati kënaqësinë të takonte atë.

(Kosova Sot)