Milan rikthehet te fitorja, e mposht bindshëm Spalin

  • 10 February 2018 - 17:16
Milan rikthehet te fitorja, e mposht bindshëm Spalin

Milani përsëri e ka gjetur rrugën e fitores duke e mposhtur bindshëm Spalin në udhëtim të shtunën pasdite.

Spali e priti Milanin në kuadër të javës së 24-të të kampionatit italian Serie A dhe u mposht me rezultat të thellë prej 4-0.

Djelmoshat e Gennaro Gattusos e nisen furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, kur Patrick Cutrone shënoi në portën e vendasve.

Milan e vazhdoi dominimin por iu desh të priste deri në minutën e 65-të për ta ngritur epërsinë në 2-0, përsëri me anë të Cutrones. Nuk vonoi shumë dhe Lucas Biglia shënoi për 3-0, 15 minuta para fundit të takimit.

Krejt në fund, i sapo inkuadruari në ndeshje, Fabio Borini shënoi për 4-0 në minutën e 90-të.

Milan tani ka 38 pikë në vendin e shtatë në tabelë, ndërkohë që Spal mbetet i 18-ti me 17 pikë. 

(Kosova Sot)