Kuka: E arta e Mbretit Akil të Parisit, dhuratë për dhjetëvjetorin e pavarësisë

  • 10 February 2018 - 19:56
Kuka: E arta e Mbretit Akil të Parisit, dhuratë për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Driton Kuka e ka quajtur xhudistin kosovar, Akil Gjakovën, mbret të Parisit që flet shqip, pasi ai u stolis me medaljen e artë në grand slamin e Parisit, më të rëndësishmin në botë.

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar ka fituar dy medalje në këtë fillim vit, pas të argjendtës që e rrëmbeu në turneun grand prix në Tunizi muajin e kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka shkruar se fitorja e Akilit është dhurata e ekipit të tij për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mbreti i Parisit që flet shqip sonte. Dhurata për 10 vjet shtet. Akili i artë në Grand Slam Paris. Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në finale”, ka shkruar Kuka

(Kosova Sot)