Presidenti Thaçi: Distria dhe Akili ia sollën Kosovës dhuratën më të mirë për 10-vjetorin e pavarësisë - Sport - Kosova Sot
Presidenti Thaçi: Distria dhe Akili ia sollën Kosovës dhuratën më të mirë për 10-vjetorin e pavarësisë

Presidenti Thaçi: Distria dhe Akili ia sollën Kosovës dhuratën më të mirë për 10-vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka vlerësuar si dhuratën më të mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës medaljet e fituara sot nga dy xhudistët kosovarë në grand slamin e Parisit, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Akili e mundi xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, për ta rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, gjersa Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë duke e mposhtur xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.

Në një shkrim në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, lideri i vendit i ka uruar të dy xhudistët dhe trajnerin e tyre, Driton Kukën, për arritjet e tyre.  

Ky është statusi i plotë i Thaçit në Facebook.

Vetëm një javë para shënimit të jubileut të pavarësisë së Kosovës, Akil Gjakova, me medaljen e artë që e fitoi sot në Grand Slam-in e xhudos në Paris, njëherësh medaljen e parë të artë, shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve, dhe Distria Krasniqi, me medaljen e bronztë në po të njëjtin kampionat, ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë. Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës. HTH #Kosova10.

(Kosova Sot)

22 orë e 11 minuta më parë
23/06/18