Gjyqtari e zverdhi Balotellin pasi protestoi kundër thirrjeve raciste - Sport - Kosova Sot
Gjyqtari e zverdhi Balotellin pasi protestoi kundër thirrjeve raciste

Gjyqtari e zverdhi Balotellin pasi protestoi kundër thirrjeve raciste

Mario Balotelli është zverdhur në ndeshjen e fundit, megjithëse kishte protestuar kundër racizmit.

Sulmuesi italian u ankua te gjyqtari kryesor për këngët raciste kundër tij në takimin mes Nices dhe Dijonit.Incidenti ndodhi në minutën e 72-të, kur fansat filluan me korre raciste gjersa lojtari humbi një mundësi për të shënuar gol.

Balotelli në fillim reagoi duke bërë me gisht në drejtim të tifozëve duke u ankuar te gjyqtari kryesor.

Sidoqoftë, Nicolas Rainville i tregoi SuperMario kartonin e verdhë. Më pas lojtari e përshkroi situatën ndërsa ka reaguar edhe presidenti i klubit, Jean-Pierre Rivere, i cili gjithashtu protestoi kundër gjyqtarit, duke vënë në dukje se ishin “duke luajtur 11 kundër 12”.Theksojmë se takimin e vlefshëm për kampionatin francez mes këtyre dyja skuadrave e fituan vendasit me rezultat 3-2.Ndryshe, italiani pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të transferohet në ndonjë skuadër tjetër evropiane.

(Kosova Sot)

22 orë e 36 minuta më parë
21/06/18