Ajeti me pozitë të re në fushë, Zenga e lavdëron shqiptarin

  • 11 February 2018 - 10:43
Ajeti me pozitë të re në fushë, Zenga e lavdëron shqiptarin

Arlind Ajeti është kthyer përsëri protagonist me skuadrën e Crotones, duke e ndihmuar të merrte një pikë të rëndësishme përballë Atalantes.

Por më shumë se devijimi i topit me kokë që solli gafën e Berishës te goli i parë, ajo që ra bë sy ishte pozicionimi i futbollistit para mbrojtjes.

Trajneri Zenga e aktivizoi në 25 minutat e fundit të ndeshjes mbrojtësin shqiptar si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe me detyrën për të ndërtuar aksione nga thellësia.

“Roli i Ajetit? Një trajner provon disa gjëra gjatë javës dhe e imagjinon se si do të rrjedhë ndeshja. Më vjen keq që pësuam gol në fund”.

“E kishim provuar gjatë javës pozicionimin e tij para mbrojtjes”, shpjegoi Zenga se si ka zgjedhur këtë rol të ri për futbollistin shqiptar.

Ajetiu vlerësua me nota të larta nga mediat italiane për atë që dha në fushë në këtë rol të ri.

(Kosova Sot)