“Çdo ekip do të dëshironte ta kishte De Bruynen” - Sport - Kosova Sot
“Çdo ekip do të dëshironte ta kishte De Bruynen”

“Çdo ekip do të dëshironte ta kishte De Bruynen”

Kevin De Bruyne po shkëlqen në Premierligë, belgu ka marrë lëvdata nga Sergio Aguero.

Manchester City është me fat që ka në ekip një yll si Kevin De Bruyne, thotë sulmuesi Sergio Aguero pasi shkëlqeu në fitoren prej 5-1 kundër Leicester City të shtunën.

Belgu muajin e kaluar nënshkroi kontratën e re deri më 2023, Aguero ndjen se jam shumë me fat që e kanë ishin e Chelseat dhe Wolfsburgut, që sipas tij, do ta dëshironte cdo ekip në botë.

“Fatmirësisht, Kevin De Bruyne luan për ne, na ndihmon të shënojmë”, tha ai për “CityTV”.

“Jam shumë i lumtur sepse shumica e golave vijnë nga asistent e tij dhe unë vetëm duhet ta godasë topin dhe jam i lumtur për të”.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, çdo ekip në botë do të dëshironte ta kishte”, shtoi mes tjerash Aguero.

Sulmuesi argjentinas, shënoi het-trik kundër Leicester, duke shkuar në 21 gola pas 22 paraqitjeve në Ligë këtë sezon, për herë të katërt më radhë që shënon të paktën 20 gola në Premierligë


(Kosova Sot)

3 orë e 1 minuta më parë
23/09/18