Agjenti i De Bruynes, De Koster: Vazhdimisht më kontaktojnë zyrtarë të Realit dhe Barcës

  • 11 February 2018 - 11:05
Agjenti i De Bruynes, De Koster: Vazhdimisht më kontaktojnë zyrtarë të Realit dhe Barcës

Agjenti i yllit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, pranon se rregullisht kontaktohet prej Real Madridit dhe Barcelonës.

City aktualisht po këmbëngul për vazhdimin e kontratës me reprezentuesin belg, ku trajneri Pep Guardiola ka besim se do të arrihet një marrëveshje.

Image

 

Në ndërkohë, Patrick de Koster ka konfirmuar se është në kontakt të rregullt me Realin dhe Barçën.

“Sa i përket Barçës dhe Real Madridit, ka ende kontakte joformale me përfaqësuesit e këtyre klubeve,” tha De Koster për La Deurniere Huere.

“Por Kevin ka vetëm një dëshirë: të qëndrojë në Manchester City. Ai është jashtëzakonisht i lumtur në të gjitha nivelet”, shtoi De Koster.

Kujtojmë se 26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në vitin 2023 ndërsa vlera aktuale në treg e lojtarit kap shifrat 110 milionë euro.

Ndryshe. futbollisti deri më tani ka pasur 87 paraqitje për Citizens ndërsa ka shënuar njëzet gola në të gjitha garat.

(Kosova Sot)