Goditja e Zidan ndaj Materacit, 12 vite më pas kthehet në një vepër arti(Foto) - Sport - Kosova Sot
Goditja e Zidan ndaj Materacit, 12 vite më pas kthehet në një vepër arti(Foto)

Goditja e Zidan ndaj Materacit, 12 vite më pas kthehet në një vepër arti(Foto)

Nuk po kalon një moment të gëzueshëm Zinedin Zidan, i cili, pas dy sezonesh ku ka fituar gjithçka në stolin e Realit të Madridit, sot e sheh të ardhmen e tij në dilemë, të varur thuajse plotësisht te sfida në Champions ndaj PSG-së.

I vënë në kërkim të qetësisë, në këtë aspekt nuk e ka ndihmuar me siguri Marko Materaci, i cili 12 vite pas goditjes së famshme me kokë në Botërorin “Francë 2006” (ku triumfuan “axurrët”, në finale pikërisht ndaj gjelave”) është fotografuar përpara një vepre arti që portretizon shabllonin e tij (me Kupën e Botës në duar) dhe atë të Zidanit saktësisht në momentin e goditjes.

Image

(Kosova Sot) 

16 orë e 4 minuta më parë
22/09/18