Lewandowski e barazon rekordin e Heynckes të vendosur në sezonin 1972/73

  • 11 February 2018 - 13:09
Lewandowski e barazon rekordin e Heynckes të vendosur në sezonin 1972/73

Sulmuesi i Bayern Munich e ka gjetur rrjetën në secilën prej 11 ndeshjeve në shtëpi këtë sezon.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i është bashkuar trajnerit Jupp Heynckes për të barazuar një rekord historik në Bundesliga, për vazhdimin e shënimit të golave në shtëpi.

Robert Lewandowski shënoi dje gol në ndeshjen e 11 radhazi në shtëpi duke barazuar rekordin e Bundesligës të mbajtur nga Heynckes që në sezonin e largët, 1972/73, e kishte arritur këtë me Borussia Monchengladbach,

Lewandowski duhet të presë për të thyer këtë rekord deri më 24 shkurt, kur në “Allianz Arena” Bayerni pret Hertha Berlinin.

(Kosova Sot)