“Zidane gaboi rëndë duke i besuar ende Benzemas” - Sport - Kosova Sot
“Zidane gaboi rëndë duke i besuar ende Benzemas”

“Zidane gaboi rëndë duke i besuar ende Benzemas”

Reali ka nevojë për një sulmues dhe Zinedine Zidane është dashur ta transferojë një, thotë legjenda e Francës.

Jean-Pierre Papin, fituesi i Topit të Artë në vitin 1991, ka thënë se Real Madridi është dashur të transferojë sulmues në janar sepse Karim Benzema “më as që duket i rrezikshëm”.

“Personalisht, mendoj se do të kisha nënshkruar me një 9-sh, por kjo është nga këndvështrimi im. Mendoj se Madridi kishte nevojë për t’u forcuar”, tha Papin për AS.

“Shembulli më i mirë është Benzema – ai ka shënuar shumë gola ndërsa tani asgjë nuk po vjen nga ai. Madje ai as nuk duket më i rrezikshëm, gjë që është shumë e çuditshme”.

Benzema nuk bëri aspak paraqitje të mirë në fitoren 5-2 të Realit kundër Sociedadit, çka shtyri ta vërshëllejnë tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Zidane vazhdon t’i besojë Benzemas dhe për të e largoi nga skuadra edhe sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, ndërsa në mesin e të shumtave që janë larguar për Benzeman, është edhe sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain.

Besoni apo jo, Benzema ka shënuar vetëm dy gola në La Liga dhe vetëm gjashtë këtë edicion në të gjitha garat.

Sezon më të dobët kishte vetëm si 17 vjeçar në edicionin 2005/06, ku kishte shënuar katër gola për Lyonin në Francë. 

(Kosova Sot)

19 minuta më parë
23/09/18