Morata nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Reali: Madridi është Madrid! - Sport - Kosova Sot
Morata nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Reali: Madridi është Madrid!

Morata nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Reali: Madridi është Madrid!

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, nuk do të përjashtojë një kthim në Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Morata, i cili u bashkua me Blutë e Londrës nga Reali për një shifër rreth 80 milionë verën e kaluar, nuk ka luajtur për skuadrën e Antonio Contes që nga 13 janari pas vuajtjes së një lëndimi.

Megjithatë, forma e tij në Ligën Premier nuk ka qenë konstante, pasi fillimi i mirë i kampionatin ka vazhduar me rënie të formës dhe mungesë të golave në xhirot e fundit deri tek lëndimi.

Sulmuesi spanjoll gjithashtu ka qenë i lidhur me një largim nga Stamford Brige, pasi e ardhmja e tij thuhet se lidhet edhe me atë të trajnerit Antonio Conte.

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka qenë skuadra që lidhej me shërbimet e tij, por tashmë në skenë ka dal edhe një rikthim i tij te Real Madridi.

Në programin e ekspozitës së Espacio Reservado, gazetari Julio Maldonado kërkoi nga spanjolli t’i përgjigjet në pyetjen: “Nëse nesër ju thirrni nga Madridi, a do të ktheheni prapa apo do të duhet të mendoni për këtë?”

Morata u përgjigj: “Unë duhet ta respektoj Chelsean që ka bërë një përpjekje të madhe për mua dhe jam shumë i lumtur këtu, por Madridi është gjithmonë Madrid”.

Këto fjalë të 25-vjeçarit kanë bërë që të bëhet bujë e madhe në Angli dhe Spanjë, teksa shumë mediume nuk e përjashtojnë një rikthim të spanjollit në Santiago Bernabeu pasi Karim Benzema po flitet se do të largohet gjatë verës. 

(Kosova Sot)

8 orë e 59 minuta më parë
22/06/18