“Messi qau pasi e humbi penalltinë në Champions League” - Sport - Kosova Sot
“Messi qau pasi e humbi penalltinë në Champions League”

“Messi qau pasi e humbi penalltinë në Champions League”

Sanchez ka zbuluar se si Messi nuk është përmbajtur nga lotët pas humbjes së penalltisë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj “Bluve te Londrës”.

Lionel Messi e kishte përjetuar rëndë humbjen e penalltisë kundër Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që ndoshta vazhdon ende ta kujtojë, pasi ky dështim praktikisht i kushtoi me eliminim Barcelonës.

Barcelona ishte duke udhëhequr në Camp Nou 2-0 për të përfunduar ndeshja më pas 2-2. Messi e kishte mundësinë të shënojë gol nga pika e bardhë kur ishte rezultati 2-1, por argjentinasi e goditi shtyllën.

Disa vite pas, i transferuari te Manchester Unitedi nga Arsenali, Alexis Sanchez, atë kohë pjesë e Barcelonës, ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar këtë huqje pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Futbolli mund të ju japë një jetë luksi, por njerëzit nuk e dinë atë që ndodh prapa skenave. Mund të mos e shohësh familjen tënde, mund të mungosh në ditëlindje të nënës, shumë lojtarë janë të fokusuar dhe humbin ditëlindjet e fëmijëve”, u shpreh Sanchez.

“Ju mund të qani gjatë ndeshjes nëse humbisni një finale. Kjo është pjesë e futbollit. Në dhomat e zhveshjes në Barcelonë, pas ndeshjet me Chelsean, e pash Leo (Messin) duke vajtuar. Njerëzit nuk i shohin këto (vuajtje të lojtarëve)”, ka shtuar më tej Sanchezi.

(Kosova Sot)

23 orë e 31 minuta më parë
19/09/18