Zidane: Do të bëj gjithçka për të qëndruar në Real Madrid

  • 12 February 2018 - 10:35
Zidane: Do të bëj gjithçka për të qëndruar në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se gjithmonë do të jetë pas lojtarëve të tij dhe do të bëj gjithçka për të qëndruar në Santiago Bernabeu

Real Madrid këtë sezon nuk po i përmbush pritshmeritë dhe këtë e pranon edhe trajneri francez, Zinedine Zidane.

Ai thotë se ndjehet shumë mirë në Real dhe do të bëj gjithçka për të qëndruar.

“Ambiciet tona nuk janë të pranueshme në këtë kohë. Ky sezon është ndryshe dhe ne duhet ta pranojmë”, tha Zidane.

“Më duhet t’i mbështes lojtarët e mijë pavarësisht se çfarë ndodh, unë jam shefi dhe duhet të tentojë t’i përmirësojë ata”, vazhdoi francezi.

“Unë dua të jem me ta pavarësisht se çfarë ndodh. Unë jam shumë mirë në Madrid dhe do të bëjë gjithçka për të qëndruar”.

Zidane po ashtu tha se e di se të gjithë po flasin se ndeshja ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve mund të vendos fatin e tyre, por insiston se ai nuk e ka mendjen atje, sepse gjithnjë mendon vetëm për të tashmen dhe jo të ardhmen.

(Kosova Sot)