Sanchez paguhet 26 milionë euro në vit, nuk shënon as në portën e zbrazët (video)

  • 12 February 2018 - 11:51
Sanchez paguhet 26 milionë euro në vit, nuk shënon as në portën e zbrazët (video)

Alexis Sanchez ishte fytyra tragjike në humbjen e skuadrës së tij 1:0 ndaj Newcastle Unitedit

Manchester United ka pësuar humbjen e radhës në Premierligë, duke u mposhtur dje nga Newcastle 1:0.

Fytyra tragjike e këtij takimi ishte sulmuesi kilian Alexis Sanchez, i cili gjatë janarit u transferua nga Arsenal.

Sanchez kishte një mundësi shumë të mirë për të shënuar për 0:1 në minutën e 54, por edhe pse ishte i vetëm me portën pa asnjë lojtarë, dështoi të shënonte.

Ky rast ka bërë që shumë tifozë të Unitedit të dyshojnë nëse Sanchez seriozisht meriton të paguhet 26 milionë euro në sezon.

(Kosova Sot)