Suksesi i xhudistëve tanë në Paris, Kosova në vendin e katërt për medalje në Grand Slam

  • 12 February 2018 - 13:19
Suksesi i xhudistëve tanë në Paris, Kosova në vendin e katërt për medalje në Grand Slam

Një tjetër sukses është arritur nga xhudistët tanë në arenën ndërkombëtare.

Në Grand Slam Paris, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të fitonin medaljet e radhës.

Ndërkohë në garë ishte edhe Nora Gjakova por që në fund nuk arriti të fitojë medalje.

Akili në finale arriti ta mposhtë gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli në kategorinë deri në 73 kilogramë për ta fituar medaljen e artë.

Distria Krasniqi në garë për medaljen e bronztë u takua me japonezen Natsumi Tsunoda që e mposhti në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Falë këtyre dy medaljeve, Kosova ka zënë vendin e katërt në këtë Grand Slam.

Japonia ka marrë vendin e parë me gjashtë medalje, duke lënë mbrapa Korenë e Jugut me katër sosh.Në pozitën e tretë ishte nikoqiri Franca me katër medalje ndërsa në të katërtin Kosova me dy një të artë dhe një të bronztë.

(Kosova Sot)