Kane dhe Salah i “lënë targën” Messit për “Këpucën e Artë”

  • 12 February 2018 - 13:31
Kane dhe Salah i “lënë targën” Messit për “Këpucën e Artë”

Barcelona ka mbetur pa shënuar gol për herë të parë në këtë sezon, në La Liga, kundër Getafes (0-0) dhe Leo Messi nuk mundi t’i zgjerojë të dhënat si golashënues, në kërkim të rifitimit të “Golden Boot”. Argjentinasi i Barcelonës vazhdon me 20 gola në La Liga, të cilët e lejojnë atë të ketë 40 pikë në garë për të qenë golashënuesi më i mirë i Ligave Europiane. Renditja e shënuesit më të mirë në kontinentin tonë drejtohet nga anglezi Harry Kane, i cili shënoi sërish me Tottenham në derbin e Londrës, kundër Arsenalit, dhe tashmë ka 23 gola-46 pikë në Premier League. Ai ndiqet nga afër prej egjiptianit të Liverpool, Mohamed Salah, i cili e mbylli katë javë duke shënuar në fitoren kundër Southampton. Ai ka akumuluar tashmë 22 gola në Premier League. Podiumin e “vrasësve” e mbyll argjentinasi Sergio Aguero, i cili realizoi një “poker” ndaj Leicester, dhe uruguajani Edinson Cavani. Secili prej të dyve ka shënuar nga 21 gola në këtë sezon. Vetëm pas këtyre katër shënuesve vijnë figura të tilla si Messi, Immobile, Neymar dhe Lewandowski.

Klasifikimi i “Këpucës së Artë”, sezoni 2017-2018
1. Harry Kane (Tottenham): 23 gola (x 2.0) / 46 pikë
2. Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola (x 2.0) / 44 pikë
3. Sergio Agüero (Manchester City): 21 gola (x 2.0) / 42 pikë
-. Edinson Cavani (PSG): 21 gola (x 2.0) / 42 pikë
5. Leo Messi (FC Barcelona): 20 gola (x 2.0) / 40 pikë
-. Ciro Immobile (Lazio): 20 gola (x 2.0) / 40 pikë
7. Neymar (PSG): 19 gola (x 2.0) / 38 pikë
-. Robert Leëandoëski (Bayern Múnich): 19 gola (x 2.0) / 38 pikë
9. Jonas (Benfica): 25 gola (x 1.5) / 37,5 pikë
10. Mauro Icardi (Inter): 18 gola (x 2.0) / 36 pikë

(Kosova Sot)