Neymar mbron blerjen 45 mln euro të Real: Futbolli është bërë i mërzitshëm

  • 12 February 2018 - 15:40
Neymar mbron blerjen 45 mln euro të Real: Futbolli është bërë i mërzitshëm

Vinicius Junior ka festuar triumfin e Flamengo-s ndaj Botafogo-stë shtunën e kaluar në gjysmëfinalen e Guanabara Cup në mënyrë kontroverse.

Disa njerëz e kanë kritikuar festimin e tij me gjestin e “chororo” (duke bërë sikur qan) pas golit të shënuar.

Por ka edhe nga ata që e mbruan, pikërisht ylli i futbollit brazilian Neymar Jr.

Numri 10 i përfaqësueses braziliane dhe Paris Saint-Germain ka përdorur profilin e tij të Instagram për të dalë në mbrojtje të talentit.

“Futbolli është bërë i mërzitshëm. Nëse ti shënon dhe skuadra fiton ndeshjen, dhe ti feston në mënyrë komike, ti ndëshkohesh,” shprehet ai në rrjetet sociale.

Vinicius Junior ka nënshkruar një kontratë me Real Madrid dhe Flamengo do të fitojë 45 milionë euro për lojtarin i cili do të qëndrojë edhe një sezon përpara se të shkojë te Los Blancos.

(Kosova Sot)