Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë

  • 12 February 2018 - 20:07
Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë

Marcelo beson se ish-ylli i Barcelonës, Neymar përfundimisht do të bashkohet me Real Madridin një ditë.

Neymar përfundoi transferimin e tij prej 222 milionë euro në Paris Saint-Germain nga Barcelona vetëm në gushtin e vitit të kaluar.

Por, ylli brazilian ka vazhduar të lidhet me një rikthim sensacional në La Liga, por kësaj radhe te rivalët e urryer te Barçës, Real Madridi.

I fundit që ka folur për këtë temë është mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, i cili ka theksuar se Neymar një ditë do transferohet në Santiago Bernabeu.

“Mendoj se Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë”, ka thënë fillimisht Marcelo për Esporte Interimes përpara ndeshjes së Madridit ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“A do të ishte Neymar i përshtatshëm në Real Madrid? Ai do të përshtatej, sigurisht”.

(Kosova Sot)