Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren

  • 12 February 2018 - 20:10
Pochettino: Juventusi klubi i madh, duhet ta meritojmë fitoren

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë se nuk mund të krahasohen me Juventusin, pasi ata kanë fituar gjithçka. 

Ai ishte i pranishëm në konferencë për shtyp, ndërsa ka folur për shumë gjëra

“Mendoj që Juventusi është klubi i madh, klub shumë i madh. Nuk mund të krahashohemi me Juventusin, Juventus ka fituar gjithçka në historinë e tyre dhe në tre sezonet e fundit kanë arritur dy finale të Ligës së Kampionëve”.

“Tottenhami ka një skuadër të re, po ndërton një projekt të mirë, por mendoj që është e pamundur të krahasohet historia e Juventusit me Tottenhamin”.

Natyrisht, ëndrra jonë është ta arrijmë nivelin e Juventusit’.

Pochettino ka folur edhe për prejardhjen e tij italiane dhe ndeshjen që do të zhvillohet nesër.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtë, hera e parë pas 45 vitesh. Kam dëgjuar për Torinon dhe Virle Piemonte, fshati i vogël nga i cili gjyshi im u largua drejt Argjentinës”.“Jam shumë i entuziazmuar, por fokusi mbetet në ndeshjen e nesërme, që të jemi garues.

Duhet të jemi trima, do të provojmë të fitojmë, por natyrisht me respekt të madh ndaj kundërshtarit. Për mua është një ndeshje që duhet të kënaqem”.

“Do të kënaqemi me ndeshjen, dhe natyrisht ne duhet të tregojmë se meritojmë të kalojmë tutje”.

“Duhet të luajmë shumë mirë dhe të provojmë të shënojmë, që do të jetë shuam e vështirë kundër tyre”, ka thënë Pocchettino. 

(Kosova Sot)