Chiellini: “Kane? Nuk mund ta ndali i vetëm”

  • 12 February 2018 - 21:28
Chiellini: “Kane? Nuk mund ta ndali i vetëm”

Chiellini beson se rreziku kryesor në Juventus Stadium kundër Tottenham do të jetë Harry Kane.

Juventusi dhe Tottenhami përballen të martën në Torino nga ora 20:45 në kuadër të 1/16 të Champions League.

Mbrojtësi i Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini, duke treguar se çfarë sulmuesi është Harry Kane, ka thënë se nuk mund ta ndalë i vetëm anglezin dhe ka kërkuar nga shokët e skuadrën që të bëjnë paraqitje ekipore nëse duan rezultat pozitiv.

“Nuk mund ta ndali i vetëm Kanen, është pothuajse e pamundur, nuk jam arrogant”, tha Chiellini.

“Shpresoj se Juventusi kolektivisht do të jetë në gjendje ta ndali Tottenhami. Një me një ballafaqimet janë të rëndësishme, por i gjithë ekipi duhet të bëjë më të mirën për t’i ndalë ata, e jo vetëm Harry Kanen”, theksoi mes tjerash mbrojtësi i Juves.

Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Benedikt Howedes, Andrea Barzagli dhe Blaise Matuidi nuk janë ftuar për shkak dëmtimesh, ndërsa Stephan Lichtsteiner nuk është ftuar pavarësisht se është shtuar në listën e Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)