Pochettino nuk i frikësohet Juventusit: Do të kërkojmë fitoren

  • 12 February 2018 - 22:49
Pochettino nuk i frikësohet Juventusit: Do të kërkojmë fitoren

Pochettino dëshiron fitore në Torino kundër Juventusit.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, nuk i frikësohet Zonjës së Vjetër.

Ai ka thënë para ndeshjes me Juventusin se skuadra e tij ka ardhur në Itali për fitore dhe do të japin gjithçka në fushë për ta arritur atë.

“Duhet të jemi të guximshëm, do të tentojmë të fitojmë takimin. Duhet të luajmë lirshëm dhe me ide të qarta. Është ndeshje që duhet ta shijojmë”, tha Pochettino.

“Ata kanë më shumë eksperiencë dhe ne duhet të arrijmë në nivelin e tyre me motivim, energji dhe dëshirë për të konkurruar”. 

(Kosova Sot)