Allegri: Kane në Juventus? Çdo trajner e do në ekip, por zgjedh Higuainin

  • 12 February 2018 - 23:27
Allegri: Kane në Juventus? Çdo trajner e do në ekip, por zgjedh Higuainin

Allegri mohon thashethemet për Kane, thotë se preferon Higuainin para anglezit.

Don Balon raportoi sot se Juventusi po përgatitet të thyejë rekordin e transferimeve verën e ardhshme, me plot 250 milionë euro për sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane.

Ky lajm ndezi menjëherë fantazinë e tifozëve, por edhe bëri bujë në mbarë botën, por Massimiliano Allegri mohoi gjithçka.

Trajneri i Juventusit vlerësoi shumë cilësitë e sulmuesit të Tottenhamit, por u shpreh i bindur se mes tij dhe Higuainit, zgjedh argjentinasin.

“Harry Kane është një sulmuesi i ri, shumë i fortë dhe i kompletuar. Çdo trajner do të donte ta kishte në ekip, pasi dihen cilësitë e tij, por ne nuk kemi vend për sulmues tjetër. Në atë pozicion kemi Higuainin dhe nëse do më duhej të zgjidhja, do zgjidhja me bindje Gonzalon”, tha Allegri. 

(Kosova Sot)