“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

  • 13 February 2018 - 09:54
“Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde, është më i miri në histori”

Lionel Messi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda një sekonde prandaj edhe është më i miri i të gjitha kohërave, sipas bashkëlojtarit të tij, Ivan Rakitic.

Messi, 30-vjeçar, është mbase lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë Topa të Artë dhe trofe të shumë me klubin, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër në Ligë të Kampionëve.

Rakitic e ka lartësuar bashkëlojtarin e vet të Barça, duke thënë se argjentinasi mund ta ndryshojë ndeshjen brenda momentit.

“Ai është pikë referimi. Loja jonë varet shumë në të. Ai nuk ka nevojë të flasë për të kuptuar, mjafton një gjest”, ka thënë Rakitic për Antena 3.

“Ai është më i miri në histori, që është në gjendje ta ndryshojë ndeshjen brenda sekondës. Ai është i turpshëm sepse e di se të gjithë e shikojnë”, shtoi kroati. 

(Kosova Sot)