Interi e konfirmon lëndimin e Mirandas

  • 13 February 2018 - 15:03
Interi e konfirmon lëndimin e Mirandas

Interi edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe, prandaj më shumë gjasë edhe do të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Genoa.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i lënduar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore, transmeton Express.

“Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano”, Interi e ka konfirmuar përmes një komunikate për media.

“Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Interit.


(Kosova Sot)