Justin Kluivert kthehet në yll, gjigantët e Evropës pas tij: Do të doja të luaja te Barcelona, pse jo edhe në Angli

  • 13 February 2018 - 17:35
Justin Kluivert kthehet në yll, gjigantët e Evropës pas tij: Do të doja të luaja te Barcelona, pse jo edhe në Angli

Justin Kluivert është kthyer në një prej emrave më të nxehtë, pas paraqitjeve fantastike me Ajaxin.

Klube të mëdha të Ligës Premier, por edhe Barcelona dhe Real Madrid, janë në garë për të.

Sulmuesi 18- vjeçar është kthyer në një lojtar formacioni me klubin e madh nga Amsterdami, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asistime në Eredivisie.

Manchester United ka kohë që është i interesuar për të, ndërsa në një intervistë për mediat e holandeze ka thënë që oferta e mirë mund të largojë.

Image

 

Nëse marr një ofertë të mirë, nuk i dihet”.

“Klubet angleze si: Arsenal, Tottenham, Chelsea ose Manchester United, janë klub ku e shoh vetën në të ardhmën”.

Kluivert, është djali i legjendës holandeze dhe ish yllit të Barcelonës, Patrick, dhe për këtë nuk u përjashton një kalim në Spanjë.

Ku do që shkoj e njohin babanë tim dhe më thonë: ‘Hajde te Barcelona, do të shëtisim në Camp Nou’.

Do të doja të shkoja te Barcelona, para Real Madrid. Barcelona është në zemrën time, por kush jam unë që t’i them jo Real Madridit?”.

Kontrata e Kluivert kalon në qershor të vitit 2019, dhe marrëveshje është afër me klubin që udhëhiqet nga drejtori Mark Overmars, një tjetër mik i babai të tij.

Kam diskutuar me menaxherin e tij Mino Raiola dhe shpreojmë që do të arrijmë një marrëveshje të re”, ka thënë De Telegraaf .

“Ka interesim për shumë lojtarë këtë që janë. Klubi ka emra si Hakim Ziyech, Andre Onana, Matthijs de Ligt, David Neres dhe Justin Kluivert”, ka thënë Overmars.

(Kosova Sot)