Mourinho e do mbrojtësin e Real Madridit në marrëveshje për De Gean

  • 14 February 2018 - 09:54
Mourinho e do mbrojtësin e Real Madridit në marrëveshje për De Gean

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, do të këmbëngulë që Raphael Varane të jetë pjesë e çfarëdo marrëveshjeje në bazë të së cilës David de Gea transferohet në Real Madrdit, sipas Don Balon.

Mourinho është admirues i përfaqësuesit francez tash e një kohë të gjatë dhe është i etur ta forcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar veror.

Edhe pse mbetet me shpresë për ta mbajtur super portierin De Gea, Mourinho dëshiron një lojtar të Real Madridit nëse nuk është në gjendje ta ndalojë atë të largohet nga “Old Trafford”.

(Kosova Sot)