Aston Villa drejt rikthimit në Ligën Premier, por do ta humbas Terryn i cili nuk dëshiron të luaj kundër Chelseat

  • 17 February 2018 - 12:49
Aston Villa drejt rikthimit në Ligën Premier, por do ta humbas Terryn i cili nuk dëshiron të luaj kundër Chelseat

Skuadra e famshme angleze, Aston Villa është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Championshipin anglez.

Në shtatë ndeshjet e fundit në këtë rang garash, Villa ka marrë po aq fitore duke u ngritur shumë në tabelë.

Nga vendi i tetë që ishte tani klubi i famshëm anglez zë pozitën e dytë në tabelë dhe me qëllim të rikthehet në Ligën Premier pas dy viteve.

Por në rast se rikthimit në elitën e futbollit anglez, Aston Villa do të mbetet pa kapitenin e saj John Terryn.

Ikona e futbollit anglez ka thënë se nuk dëshiron të përballet me ish-skuadrën e tij Chelsean.

“Nuk dua të luaj në Ligën Premier pasi nuk dëshiroj të përballem me Chelsean”, ka thënë Terry.

Kontrata aktuale e Terryt skadon në fund të stinorit dhe rikthimi i Aston Villës në Ligën Premier do të bënte që qendërmbrojtësi të largohet nga klubi.

37-vjeçari megjithatë nuk do t’i jap fund karrierës së tij pasi për të ka oferta nga Amerika, Kina dhe Emiratet Arabe.

Sipas medieve angleze, Terry mund t’i bashkohet Miamit në MLS. 

(Kosova Sot)