Williani ëndërron Realin e Barcelonën

  • 17 February 2018 - 13:36
Williani ëndërron Realin e Barcelonën

Willian ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e njërit prej gjigantëve spanjoll.

Real Madridi dhe Barcelona janë ëndrra e anësorit të Chelseat, Ëillian, të cilit do t’i pëlqente një ditë ta veshë fanellën e njërit prej gjigantëve spanjoll.

Kur u pyet për një transferim të mundshëm në Spanjë te Real Madridi ose Barcelona, braziliani u përgjigj “është ëndërr e të gjithëve”.

29 vjeçari ka kontratë me ekipin nga Stamford Bridge deri më 2020, por mund të largohet gjatë verës – pasi nuk po gjen hapësira në formacionin e Antonio COntes.

Paraqitja e mirë në FA Cup kundër Hull City, ku realizoi dy gola, mund t’i ndihmojë që të zbresë nga minuta e parë të martën në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. 

(Kosova Sot)