Conte zbulon mesfushorin që nuk do të luajë kundër Barcelonës

  • 17 February 2018 - 14:03
Conte zbulon mesfushorin që nuk do të luajë kundër Barcelonës

Bakayoko nuk do të luajë kundër Barcelonës në Champions League.

Trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte, ka bërë të ditur se mesfushori i transferuar gjatë verës nga Monaco, Tiemoue Bakayoko, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Chelsea e zhvillon në “Stamford Bridge” me Barcelonën.

Hazard dhe Kane do të luajnë nga minuta e parë, ata nuk ishin të ftuar për ndeshjen me Hull Cityn në FA Cup, ku triumfoi Chelsea 4-0. Gati do të jetë edhe i dëmtuari, Marcos Alonso. Spanjolli ka lënë pas shqetësimet dhe pritet të zbresë nga minuta e parë kundër Barçës.

“Po, Alonso do të jetë i gatshëm”, tha Conte. “Nuk mendoj se Bakayoko mund të luajë, por Alonso është gati për të luajtur”.

(Kosova Sot)