Booker me rekord fiton garën për tri pikë, mposht në finale Klay Thompsonin (Video)

  • 18 February 2018 - 10:55
Booker me rekord fiton garën për tri pikë, mposht në finale Klay Thompsonin (Video)

Garë fantastike është zhvilluar për tri pikë në ‘NBA All Star’.

Fundori fantastik i Phoenix Suns, Devin Booker është zgjedhur fitues i kësaj gare.

Booker në finale ka arritur ta mposht ish-fituesin e dy viteve më parë Klay Thompson.

Anëtari i Phoenix Suns ka qenë fantastik në këtë garë pasi në ndeshjen finale ka shënuar 28 pikë, si askush tjetër më parë duke thyer rekord.

Pasi shënoi 28 pikë, radha ishte për Klay Thompsonin si finalist por që basketbollisti i Golden State Warriors shënoi vetëm 25 duke mos arritur ta barazojë.

“Kur kam dalë nga kolegji unë e kam konsideruar vetën vetëm si një revole, tani jam një revole elitare” ka thënë Booker.

“Kam shumë respekt për legjendat si Larry Bird e Craig Hodges për atë që kanë bërë në këtë garë. Jam shumë i lumtur që emri im përmendet me këta basketbollist”, ka thënë Booker.

Fituesi i edicionit të kaluar, Eric Gordon nuk arriti ta kaloj raundin e parë në garën për tri pikë.

Në këtë garë ishin tetë basketbollist përveç Booker, Gordon e Thompson.

Wayne Ellington, Paul George, Bradley Beal, Kyle Lowry dhe Thobias Harris ishin konkurrentët tjerë në garën e tri pikëve.

Për Booker ky ishte triumfi i parë në ‘3 point contest’. 

 

(Kosova Sot)