Spektakël në ‘Slam Dunk Contest’, Donovan Mitchell triumfon ndaj Larry Nance JR (Video)

  • 18 February 2018 - 11:46
Spektakël në ‘Slam Dunk Contest’, Donovan Mitchell triumfon ndaj Larry Nance JR (Video)

Gara e fundit e natës së mbrëmshme në ‘NBA All Star’, ka qenë ajo për ngulitje.

Në këtë garë morën pjesë katër basketbollist derisa në fund triumfoi fundori fantastik i Utah Jazz, Donovan Mitchell.

Mitchell në këtë garë hyri me fat pas lëndimit të Aaron Gordon i cili ishte favoriti kryesor.

Deniss Smith dhe Victor Oladipo u eliminuan në raundin e parë derisa në finale shkuan Larry Nance JR dhe Donovan Mitchell.

“Kur kam qenë fëmijë ‘Slam Dunk Contest’ ka qenë loja ime e preferuar në ‘All Star Game’”, ka thënë Mitchell.

“Ka qenë një ëndërr e imja të jem këtu duke më shikuar miliona njerëz. Jam i lumtur”, ka thënë Mitchell.

Mitchell është favoriti kryesor për ta marrë edhe çmimin e ‘Rookie of the year’, pas paraqitjeve fantastike me Utah Jazz.

Në ngulitjen finale, Mitchell kishte veshur fanellën e legjendës Vince Carter dhe bëri magji si amerikani sa ishte pjesë e Torontos vite më parë. 

(Kosova Sot)