Chelsea të përdor Batshuayi për yllin e Dortmundit

  • 18 February 2018 - 16:04
Chelsea të përdor Batshuayi për yllin e Dortmundit

Chelsea është gati të shes belgun Michy Batshuayi në Borussia Dortmund në fund të këtij edicioni

Skuadra londineze shpreson se interesimi i Dortmundit në transferimin e Michy Batshuayi do t’u ndihmojë atyre në transferimin e Christian Pulicis, shkruan Daily Mail.

Belgu ka pasur ndikim të shpejtë në Dortmund, ku në tre ndeshjet e para ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Gjermanët menjëherë kanë shprehur interesim për të nënshkruar në mënyrë permanente me Batshuayi, por kjo mund të ju kushtoi atyre.

Në anën tjetër Chelsea këtë interesim do të mundohet ta shfrytëzojë për amerikanin Christian Pulisic, që vazhdon të impresionoi në Bundesliga.

Për lojtarin janë të interesuara edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid. 

(Kosova Sot)