Juvetusi fitoi derbin ndaj Torinos, por humbi Higuainin dhe Barnardeschin shkaku i lëndimeve

  • 18 February 2018 - 16:34
Juvetusi fitoi derbin ndaj Torinos, por humbi Higuainin dhe Barnardeschin shkaku i lëndimeve

Juventusi mundi Torinoin me rezultat minila 1-0, por i humbi të dy lojtarët, Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi shkaku i lëndimeve të pësuara.

Bardhezinjtë fituan Derby della Mole pavarësisht se u tkurrën nga pengesa të ndryshme dhe patën vështirësi të mëdha në ndeshje.

Trajneri Massimiliano Allegri humbi Higuainin pas vetëm 15 minutash, pasi ai u rrëzua pas një përplasjeje të hershme me Salvatore Sirigu dhe çuditshëm mbeti i dëmtuar.

Sipas raporteve fillestare, Higuain ka pësuar vetëm një tronditje në kyçin e këmbës sesa një shtrembërim dhe për këtë lëndimi mund të shërohet në shpejtë.

Bernardeschi e zëvendësoi atë dhe siguroi asistimin për golin vendimtar të Alex Sandros, por ai gjithashtu u lëndua gjatë një përplasje në minutat e fundit.

Mediumi italiani Sky Sport Italia raporton se gjuri i tij është stër-zgjatur në një përplasje me Tomas Rincon dhe ai vendosi akull në momentin kur u largua nga fusha.

Kishte të paktën një lajm të mirë nga stafi mjekësor i Juventusit, pasi Paulo Dybala bëri rikthimin e tij për gjysmë ore të fundit të ndeshjes, ndërsa ekzaminimet shtesë priten të bëhet sot (e diel) më vonë ose gjatë të hënës. 

(Kosova Sot)