Barcelona, “më e fortë” pa Neymarin

  • 18 February 2018 - 17:14
Barcelona, “më e fortë” pa Neymarin

Ter Stegen beson se kjo Barcelonë është më e fortë pa Neymarin në formacion.

Të gjithë ishin skeptik pas largimit të Neymarit për 222 milionë euro drejt Paris Saint-Germainit, por statistikat po tregojnë se Barcelona është edhe më e fortë pa brazilianin, këtë e thotë edhe portieri, Marc-Andre ter Stegen.

“Askush nuk mund të mohoj cilësitë që ka Neymari”, tha Ter Stegen për ESPN . “Sepse ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, si person në skuadër dhe si lojtar”.

“Tani, të gjithë duhet të kuptojnë se e bëri këtë sepse dëshiron të fitojë diçka tjetër, në aspektin personal”.

“Ne kemi marrë disa lojtarë të rinj që na kanë bërë edhe më të fortë dhe shpresoj që ata të ndihen rehat dhe të adaptohen sa më parë në skuadër”, shtoi mes tjerash portieri gjerman. 

(Kosova Sot)