Messi dhe Ronaldo me nga dy fytyra

  • 18 February 2018 - 19:27
Messi dhe Ronaldo me nga dy fytyra

27 me 25, Messi ka shënuar 2 gola më shumë se Ronaldo në sezonin 2017/18.

Njëri në La Liga, tjetri në Champions League – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të bëjnë diferencën.

Pavarësisht se statistikat e tyre janë shumë larg edicioneve të kaluara, ku golat nuk ishin problem për ta dhe për çdo ndeshje realizonin 2 e më shumë, Ronaldo e Messi po vazhdojnë të rivalizojnë njëri-tjetrin në gjithçka edhe këtë sezon.

Messi po tregon tjetër fytyrë në La Liga, kurse Ronaldo vazhdon të shkëlqejë më shumë në Champions, që ka gola aq sa ka shënuar edhe në La Liga.

Në La Liga, Lionel Messi i ka treguar Ronaldos se ai është mbreti, duke realizuar 20 gola deri më tani në 24 paraqitje, për dallim nga portugezi që ka shënuar 11.

Por, në Champions, gjërat janë më ndryshe. Ronaldo është mbreti me 11 finalizime në shtatë ndeshje, ndërsa Messi ka shënuar vetëm 3 deri më tani në 6 takime – statistika që mund të ndryshojnë të martën kur Barcelona të takohet me Chelsean.

Deri më tani, me gola të përgjithshëm, është Messi ai që prin, 27 me 25, 2 gola më shumë se CR7.

(Kosova Sot)