Iniesta kujton ndeshjen në “Stamford Bridge”

  • 18 February 2018 - 20:10
Iniesta kujton ndeshjen në “Stamford Bridge”

Iniesta është rikthyer të flasë për ndeshjen në “Stamford Bridge”, ku Barcelona u kualifikua në finale falë golit të spanjollit.

Kur flitet për ndeshjen Chelsea – Barcelona, e zhvilluar në vitin 2009, të gjithë flasin për gabimet e gjyqtarit Tom Henning Ovrebo, i cili para përballjes të martën e ka pranuar se ka gabuar shumë atë natë: “A ndiheni krenar për drejtësinë në ndeshjen Chelsea-Barcelona? Jo aspak. Ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por gabime mund të bëhen nga gjyqtarët, ashtu sikurse nga trajnerët dhe lojtarët. Ju mund të keni një ditë që nuk jeni në nivel. Por jo, nuk jam krenar me atë ditë”.

(Kosova Sot)