Wenger: Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin

  • 18 February 2018 - 20:43
Wenger: Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin

Arsene Wenger ka zbuluar se Pep Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin.

Trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, ka luajtur për 11 sezone te Barcelona para se të largohej nga “Camp Nou” në vitin 2001.

Më pas, ai luajti edhe për pesë klube tjera, para se t’i varë atletet në vitin 2006.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka zbuluar dëshirën e spanjollit për ta veshur fanellën e Arsenalit, që mbeti vetëm dëshirë, pasi transferimi asnjëherë nuk u realizua.

(Kosova Sot)