Reus me gol të çmendur ia siguroi fitoren Dortmundit

  • 18 February 2018 - 20:47
Reus me gol të çmendur ia siguroi fitoren Dortmundit

Borussia Dortmundi e ka mposhtur 1-0 Borussia Moenchengladbachun.

Dortmundi ka siguruar pikët e plota në udhëtim te Monchengladbachu. Ishte një gol i bukur nga Marco Reus që ia siguroi pikët e plota mysafirëve.

Sulmuesi gjerman, që u rikthye nga dëmtimi për një kohë të gjatë dhe që po vuan shumë në vitet e fundit, realizoi në minutën e 32 pas asistimit nga Schurrle.

Dortmundi tani pozicionohet në vendin e dytë me 40 pikë. Kurse Gladbachu në vendin e dhjetë me 31 pikë.

(Kosova Sot)