Vokrri së samitin e FIFA-s, forcon kontaktet me shumë federata

  • 19 February 2018 - 08:40
Vokrri së samitin e FIFA-s, forcon kontaktet me shumë federata

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, po merr pjesë në samitin e FIFA-s që po mbahet në Mauritani në kuadër të TEP (Top Executive Program). Sipas zyrtarëve të FFK-së atje po diskutohen shumë tema me rëndësi për zhvillimin e gjithmbarshëm të futbollit botëror. Në këtë samit po shtjellohen çështje me rëndësi për futbollin botëror siç janë: 'Zhvillimi strategjik i futbollit për të rinj dhe zhvillimi i garave të të rinjve'. Temë bosht e samitit është edhe futbolli i femrave me intenca që të krijohet një Ligë botërore e femrave.

Pjesëmarrësit po diskutojnë edhe për Programet zhvillimore të federatave anëtare si dhe çështjen e transferimit të futbollistëve, por edhe një sërë temash me interes. Këtë samit presidenti i FFK-së po e shfrytëzon edhe për takime me kryetarë të federatave dhe vënien e kontakteve me shumë federata për të arritur edhe pajtueshmëri për bashkëpunim në të gjitha segmentet, që për FFK-në kanë rëndësi të madhe.

(Kosova Sot)