Chiellini rrezikon të pezullohet për goditjen ndaj Belottit

  • 19 February 2018 - 10:25
Chiellini rrezikon të pezullohet për goditjen ndaj Belottit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, rrezikon pezullimit pasi kamerat kanë kapur goditjen e tij ndaj Andrea Belottit.

Incidenti ndodhi në ‘Derby della Mole’, të cilin e fitoi Zonja e Vjetër me rezultat 1-0.

Mbrojtësi italian u kap duke e do goditur në fytyrë sulmuesin e Torinos dhe tani e gjitha kjo do të hetohet për t’u kuptuar se a ishte gjest i qëllimshëm.

Nëse incidenti nuk është shkruar në raportin e gjyqtarëve në fund të ndeshjes, atëherë do të kërkohet ndihma e videove.

VAR-i nuk është përdorur në këtë rast, por është kapur mirë nga kamera e Sky Sport Italia e vendosur anash fushës, por pamjet e së cilës nuk u shfrytëzuan nga gjyqtarët.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Atalantës së Etrit Berishës.

Kujtojmë se pa Chiellinin çdo gjë do të jetë më e vështirë pasi zikaltirt po kalojnë në një formë të mirë.

 

(Kosova Sot)