Mourinho i brengosur para ndeshjes me Sevillan në Ligën e Kampionëve

  • 19 February 2018 - 10:31
Mourinho i brengosur para ndeshjes me Sevillan në Ligën e Kampionëve

Pogba nuk dihet nëse do të luajë kundër Sevillas, gjithashtu edhe Ibrahimovic, Rojo, Jones e të tjerë dhe për këtë është i shqetësuar Mourinho.

Jose Mourinho shpreson që të qetësohen gjërat në skuadrën e Manchester United pasi momentalisht po vuajnë me dëmtime, pikërisht para ndeshjes me Sevillan në Ligën e Kampionëve.

Ftohja e Paul Pogbas të shtunën në mëngjes, bëri që Mourinho të inkuadrojë në skuadër lojtar të ri si Ethan Hamilton, për ta zëvendësuar transferimin më të shtrenjtë në histori të “Djajve të Kuq”.

“Nuk kam pushuar asnjë lojtarë, kishim çdo lojtar të gatshëm këtu”, tha Mourinho.

“Nuk ka pushuar asnjë për Champions League, ata që nuk ishin të ftuar – nuk ishin të gatshëm. Solla dy fëmijë që luajtën 90 minuta sepse nuk kisha lojtarë tjerë”.

“A mund t’i rikuperojmë për të mërkurën? Besoj se po. Mendoj se Rashford, Herrera, Valencia... kanë shanse. Pogba, nuk e di. Marcos Rojo, Phil Jones, Marouane Fellaini, Zlatan [Ibrahimovic]... nuk mendoj se kanë ndonjë shans”, shtoi mes tjerash portugezi. 

(Kosova Sot)