ALL Star Game, fiton skuadra e LeBron – MVP i ndeshjes

  • 19 February 2018 - 10:34
ALL Star Game, fiton skuadra e LeBron – MVP i ndeshjes

Duhet të ishte spektakël dhe nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Duhet të kishte antagonizëm dhe gjatë dy minutave të fundit ishin më e mira që mund të dhuronte NBA.

Ishte një All Star Game shumë i bukur dhe me vlera. Ky i Vitit 2018-ës ishte ndër më interesantët e edicioneve të fundit, me momente të spektaklit të pastër.

Formula e re nuk propozonte dy skuadra të ndara në Lindje dhe Perëndim, por të përzgjedhura nga dy kapitenët LeBron James dhe Stephen Curry.

Fitoi skuadra e LeBron, 148 – 145, me “yllin” e Cavs që u votua edhe MVP i ndeshjes, pasi shënoi 29 pikë, dha 8 asiste dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Në skuadrën e tij shtoi 19 pikë Kevin Durnt dhe 16 të tjera Paul George. Në skuadrën e Curry-t në miri rezultoi DeMar DeRozan me 21 pikë dhe Joel Embiid me 19, ndërsa James Harden e vetë Curry shënuar respektivisht vetëm 12 dhe 11 pikë.

Ndeshja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, me skuadrën e Curry-t që ruajti në pjesën më të madhe të kohës kryesimin, por jo atëherë kur pikët ishin më vendimtare dhe do të përcaktonin fituesin. Nuk munguan momentet e spektaklit, sidomos në tre periodat e para, ndërsa në të fundit u kuptua që ndeshje do të vendosej me një finale kokë më kokë.

Në fund festa ishte për skuadrën e LeBron James, që kishte MVP e All Star Game, pikërisht basketbollistin më të mirë të Cleveland Cavaliers.

(Kosova Sot)